Me votim të dytë kalon marrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor

E publikuar: 30/03/2017 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor vetëm pas votimit të dytë ka marrë votat e duhura nga deputetët, njofton Klan Kosova.

Pas një debati që është zhvilluar rreth kësaj marrëveshjeje, herën e parë 70 deputetë kanë votuar kundër, dy pro dhe nëntë të tjerë kanë abstenuar, ndërsa tek në votimin e dytë kjo marrëveshje ka kaluar me 89 vota pro dhe dy kundër.

Opozita gjatë gjithë kohës ishin kundër kësaj marrëveshjeje pasi siç thanë kjo marrëveshje është paraqitur me fusnotë, por pas një pauze ku edhe e kanë hartuar një deklaratë në bazë të së cilës do të pajtoheshin për këtë marrëveshje thuajse të gjithë ishin pro.

Për deklaratën e hartuar nga ta – 79 deputetë votuan pro dhe pesë të tjerë kundër, me ç’rast i hapën rrugë marrëveshjes për një votim të dytë.

Ndërsa gjatë kohës kur zhvillohej debati ishte vetë ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili i ka lutur disa herë deputetët që ta votojnë këtë marrëveshje për shkak që mirave që ia sjellë Kosovës.

Kjo është deklarata e plotë e cila është votuar në Kuvendin e Kosovës.

Image may contain: text