Votat e Panuccit dhe Berishës për më të mirët e vitit nga FIFA

E publikuar: 25/09/2018 10:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën mbrëma është mbajtur ceremonia nga FIFA për ndarjen e çmimeve për të mirët e vitit.

Si lojtari më i miri fitoi Luka Modrc i Real Madridit dhe i Përfaqësueses së Kroacisë, kurse trajneri më i mirë u zgjodh Didier Deschamps i Francës.

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Kështu, Christian Panucci ka preferuar t’i japë pesë pikë fituesit të këtij çmimi, kroatit Modric, tre pikë Cristiano Ronaldos dhe vetëm një pikë Eden Hazardit.

Si kapiten kuqezi (shiriti i kapitenit është mbajtur nga disa lojtarë në ndeshjet e fundit, në bazë të numrit të ndeshjeve me kombëtaren), në fakt, ka votuar Etrit Berisha, portieri i Atalantës, duke i dhënë pesë pikë Lionel Messit, tre pikë sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah dhe vetëm një pikë Luka Modricin.

Ndërsa si trajnerin më të mirë Panucci ka vlerësuar kroatin Zlatko Dalic me pesë pikë, Didier Deschamp në vendin e dytë me tre pikë dhe Zinedine Zidane me vetëm një pikë.

Ndërsa, Berisha, këtë herë në rolin e kapitenit, ka zgjedhur të vlerësojë me pesë pikë trajnerin Jurgen Klopp, me tre pikë Pep Guardiolën, dhe me vetëm një pikë Didier Deschamp. /SS/