Votat e Messit dhe Ronaldos për lojtarin më të mirë nga FIFA

E publikuar: 24/09/2018 23:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë zbuluar votat e dy lojtarëve më të mirë në botë momentalisht, Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për lojtarin më të mirë të vitit nga FIFA.

FIFA sot (e hënë) ka zgjedhur lojtarin më të mirë të sezonit 2017-18 në ceremoninë e mbajtur në Londër.

Gazetarët, trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare, janë ata që e zgjedhin fituesin duke dhënë pesë, tre dhe një pikë, për tre të parët.

Ky çmim shkoi për yllin kroat, Luka Modric, i cili la pas vetes Ronaldon dhe Mohamed Salahun.

Modric u zgjodh më i miri nga FIFA

Deri të fitimi i këtij çmimi erdhi pasi Modric fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe shkoi deri në finale me Kombëtaren e Kroacisë në Kupën e Botës.

Megjithatë, interesante janë edhe votat e dy lojtarëve më të mirë në botë momentalisht, Messit dhe Ronaldos, të cilët janë zbuluar tashmë.

Votat e Messit si kapiten i Argjentinës

Ylli argjentinas i Barcelonës kishte dhënë pesë pikë për Modricin, tre pikë për Kylian Mbappe dhe një për portugezin Ronaldo.

Në anën tjetër, Ronaldo nuk kishte zgjedhur Messin në treshe, pasi kishte dhënë pesë pikë për Raphael Varane, tre pikë për Modricin dhe një për Antoine Griezmannin. /Telegrafi/

Votat e Ronaldos si kapiten i Portugalisë