Votat e Kosovës për ‘FIFA futbollistin e vitit’ – Challades vlerësoi Ronaldon, Ujkani votoi për Modricin

E publikuar: 25/09/2018 01:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe Kosova i ka dërguar emrat e më të mirëve për edicionin 2017/2018.

Për këtë edicion fitues ka dal kroati, që e ka mposhtur Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salahun.

Selektorit i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni i Përfaqësueses, Samir Ujkani, kanë qenë ata që kanë votuar.

Challandes e ka zgjedhur Ronaldon të parin, më pas Salahun e Modricin, në top tre.

Në i saktë ka dal kapiteni Samir Ujkani, i cili pikët maksimale ia ka dhënë Luka Modricit, më pas Ronaldos dhe në vendin e tretë Mbappen.

Sa i përket gazetarëve, votat i ka dhënë Valon Konushevci nga Zëri. Ai e ka vlerësuar si të parin Mohamed Salahun (5 pikë), për të vazhduar më pas me Ronaldon (3) dhe Modricin (1).

Kosova ka qenë në grup me Kroacinë për eliminatoret e botërorit Rusi 2018, ku tuboi një pikë. /Telegrafi/