Vonesa në krijimin e Qeverisë e shtyn Vitin Akademik

E publikuar: 22/09/2017 20:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasojat e vonesave në krijimin e Qeverisë së Kosovës, duket se kanë filluar të shfaqen tek pasi u bë ekzekutivi.

Universitetet Publike të Kosovës nuk do të mund të nisin me kohë vitin e ri akademik, pasi përgjigjen se a ka mundësi buxhetore për rekrutim të stafit të ri akademik e morën me vonesë.

Për rekrutim dhe angazhim të stafit, drejtuesit e Universitetit nuk patën mundësi të hapin konkursin me kohë.