Volvo i provon veturat pa shofer në Londër

E publikuar: 27/04/2016 17:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Volvo asht tue e fillue nji projekt për me lëshue në tregun e Anglisë, vetura pa shofer. Kjo pritet me ndodh ma saktësisht në Londër vitin e ardhshëm.

Kompania suedeze thotë se futja e veturavee automatike pa shofer, ka me i “revolucionarizue rrugët e Britanisë së Madhe në katër fusha kryesore , në atë të sigurisë, tollovisë në trafik, ndotjes dhe të kursimit të kohës”, ku deri në 90% të të gjitha aksidenteve rrugore shkaktohen nga gabimet e shoferëve apo nga mos respektimit i rregullave të komunikacionit, shkruan Mashable.

Volvo nuk ka sqarue se në cilat pjesë të Londrës kane me u ba testimet, por pjesëmarrësit duhet me u ule mbas timonit për shkak të ligjeve për automjetet autonome.