Volvo konfirmon se është mbreti i sigurisë

E publikuar: 16/10/2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tash kur gati të gjithë kompanitë e mëdha automobilistike po punojnë në prodhimin e veturave autonome (pa ngasës), problemi më i madh qëndron në aspektin ligjor se e kujt është përgjegjësia në rast aksidenti.
Volvo si vetura më e sigurt në botë nuk e ka ndërmend që të dorëzoj fronin.

Volvo konfirmon se është mbreti i sigurisë

Në një seminar të organizuar në Uashington të SHBA, presidenti dhe shefi ekzekutiv i Volvo, Håkan Samuelsson ka deklaruar se “Volvo do të marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë ligjore në rast të aksidentit të shkaktuar nga ndonjë prej veturave autonome të prodhuara nga Volvo”, transmeton Express.

Ky është premtimi i parë nga një prodhues veturash që merr një përgjegjësi të tillë. Me anë të kësaj Volvo dëshiron të tregoj se sa të besueshme janë veturat e tyre por edhe njëkohësisht të shmangë rregulloret federale në SHBA të cilat kufizojnë përdorimin e këtyre veturave në rrugë publike.