Vokrri: Pas përfundimit të zgjedhjeve lokale do të bisedojmë me kryetarët e komunave për investimet në stadiume (Video)

E publikuar: 13/11/2017 05:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka qenë i ftuar në emisionin “Përballje” që është prodhim i Telegrafit, ndërsa përballë gazetarit Muhamet Hajrullahu ka diskutuar për tema të ndryshme që lidhen me futbollin në Kosovë.

Debati u përmbyll me një koment rreth gjendjes së stadiumeve në Kosovë dhe huliganizmin dhe planet për të ndalur sulmet ndaj gjyqtarëve dhe lojtarëve.

Gjendja e stadiumeve në Kosovë? Mendoj se problemet janë reduktuar, ka përparime nga klubet, por edhe nga ministria”.

“Si FFK, në takimet që kemi pasur me UEFA-n dhe federatat tjera, stadiumet dhe gjendja e tyre ishte një problem i madh për mospranim”.

13 maj 2016: Presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri, gjatë takimit të 66-të të FIFA-s në Mexico City (Foto: Getty Images)

“Po presim të përfundojnë zgjedhjet lokale dhe do të ulemi me kryetarët e komunave dhe do të bëjmë një plan të investimit.

“Ne së bashku me komunat do bashkinvestojmë, ato që janë të interesuara, ne do të participojmë nga fondet tona”.

“Huliganizmi? Ky është një problem global, posaçërisht në vendet më pak të pazhvilluara. Jemi të kënaqur që ligji për huliganizëm ka kaluar në Kuvendin e Kosovës dhe vetëm duhet të aplikohet”, tha Vokrri. /Telegrafi/