Vokrri: Nuk kemi bisedime as me Katanecin, as me Terimin

E publikuar: 18/10/2017 03:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka sqaruar lajmet e fundit për trajnerin e ardhshëm të Kosovës.

Ish trajneri i Sllovenisë, Srecko Katanec dhe Fatih Terim, ish trajner i Turqisë janë emrat më të përfolur për zëvendësimin e Albert Bunjakut.

Terim njihet si mik i madh i futbollit tonë , por i pari i futbollit kosovar ka mohuar zërat.

“Jo, nuk ka ende asgjë, nuk kemi biseduar me askënd deri më tani, e as me emrat që po fliten”.

“Kemi ende kohë dhe nuk do të ngutemi”,  ka thwnw Vokrri për GazetaOlle.com.

Kosovën në ndeshjen miqësore të 13 nëntorit me Letoninë, pritet ta drejtojë Muharrem Sahiti, ndihmës trajner i Bunjakut.

Vokrri ka thënë se trajnerin e ri do ta emërojnë para Vitit të Ri.