Vojvoda mesazh tifozëve: Më shumë se lojtarët, askush nuk dëshiron të fitoj

E publikuar: 13/10/2020 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka folur para gazetarëve para ndeshjes me Grqinë e cila zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45, raporton KosovaPress.

Në fjalimin e tij, ai iu është drejtuar tifozëve që kanë vërshuar me kritika dhe ofendime duke thënë se janë lojtarët ata të cilët e duan fitoren më shumë se gjithkush tjetër fitoren.

“Ne jemi këtu për të luajtur dhe për të fituar. Nuk kemi ardhur këtu për të fjetur. Askush më shumë se lojtarët nuk e dëshiron fitoren. Jemi në dijeni që tani nuk po kalojmë një moment të mirë, por po e japim maksimumin. Duhet të mos harroni që pandemia ka shkaktuar shumë probleme dhe po na mungojnë një numër i madh i lojtarëve. Unë besoj në përkrahjen e tifozëve ashtu siç e kishim që nga fillimit.”, deklaroi Vojvida.