Vogëlushja “kapet duke i vjedhur kokoshkat” princit Harry (Video)

E publikuar: 28/09/2017 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vogëlushja Emily Henson, e cila ishte ulur pranë princit Harry, priti derisa princi nuk ishte duke marrë diçka nga pakoja që mbante në duar.

Dhe në momentin që e pa të përshtatshme ajo shfrytëzoi situatën dhe mori diçka nga aty – pak kokoshka, përcjell Telegrafi.

Bëhet fjalë për një moment kur princi ishte ulur pranë nënës së Emily, Hayley Henson në ulëset gjatë një ndeshje volejbolli Qendrën Atletike Mattamy në Toronto, Kanada.

Emily, vajza e David Henson, i cili i kishte humbur të dyja këmbët nga një shpërthim në Afganistan në vitin 2011, dukej e entuziazmuar nga shoqërimi i princit. /Telegrafi/