Vogëlushja e Valbona Selimllarin një kopje e së ëmës!

E publikuar: 17/05/2018 18:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmjen që lamë pas ajo ka qenë e pranishme në koncertin “Divat” të emrave të njohur të muzikës si Rovena, Irma, Besa dhe Eneda. 

Mirëpo Selimllari nuk ka zgjedhur të shkojë vetëm për të mbështetur mikeshat e saj. Ajo ka qenë sëbashku me vogëlushen e saj, e cila siç shohim edhe në fotot e siguruara nga Gazeta Express ka mjaft ngjashmëri me të ëmën. 

Ndonëse e turpshme përpara kamerës dhe pa i hequr dorën së ëmës, e vogla e ka shijuar shumë koncertin e “Divave” sëbashku me nënën e saj. Përveç vogëlushes, Selimllari ka edhe dy djem më të rritur./Gazeta Express/