Vogëlushja dhe ‘bishat’ (Foto)

E publikuar: 29/08/2018 11:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duket si një shoqëri e pazakontë, por vogëlushja që ka dhjetë muaj, është e pandashme me qentë gjigantë që peshojnë nga 90 kilogramë.

Karli Weir dhe Michael Ahmed nga Newcastle e Anglisë, ishin të brengosur se qentë e tyre nuk do e mirëprisnin ardhjen në jetë të vajzës së tyre Merri, transmeton Telegrafi.

Por, 34-vjeçarja dhe burri saj një vit më i vjetër, u befasuan kur arritën me vogëlushen në shtëpi gjatë nëntorit të vitit të shkuar, ndërsa Rome dhe Bow u ‘dashuruan me të në shikim të parë’.

Megjithëse kanë dallime të mëdha fizike, fëmija është shumë e lumtur me ‘bishat’ që ia shikojnë secilën lëvizje. “Kur Merri fle, ata i shkojnë pranë për ta shikuar si merr frymë, ndajnë ushqimin së bashku dhe luajnë sikur ishin shokë” ka thënë Weir.

Sipas saj, vogëlushja mendon se ata janë këlysh të vegjël, ndërsa çifti i qenve janë kthyer në ‘gjigantë të butë, që e mbrojnë nga gjithçka’.

“Janë si vëllai dhe motra madhe e Merrit, që luajnë dhe e kontrollojnë se si vepruan. I kemi sikur dado të kujdesshme, për të cilat nuk paguajmë asgjë”, ka përfunduar Weir.

Tani që Merri ka nisur të hedhë hapat e para, teksa mbahet për divane dhe orendi, njëri prej tyre është gjithnjë pas saj dhe e kontrollon. /Telegrafi/