Vogëlushi ribashkohet me qenin e humbur, pas fushatës që kushtoi mbi dhjetëmijë euro (Foto)

E publikuar: 15/01/2018 16:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edward Later nga Lapland i Anglisë, ka qenë shumë i lumtur, kur pas fushatës prej dhjetëmijë eurove, më në fund u bashku me Moresen e humbur.

Fëmija trevjeçar, ishte dëshpëruar shumë kur qeni i tij ishte zhdukur dhe nuk gjendej askund, andaj për Babagjyshin kishte vetëm një kërkesë, transmeton Telegrafi.

“Dua vetëm një dëshirë të më plotësohet, të më kthehet prapa qeni im Morse. Kam qenë djalë shumë i mirë”, kishte shkruar vogëlushi Later.

Later pas ribashkimit me Morse

Letra që qarkulloi në rrjetet sociale, i ka rënë në sy Simon Cowel që është themeluesi i X Factor, i cili dha donacionin për ta ndihmuar vogëlushin.

Pasi u shpërndanë shumë njoftime me fotografi, ndërsa banorët e zonës u angazhuan në ndihmë, më në fund, fëmija u bashkua me qenin me të cilin ishte rritur. /Telegrafi/