Vogëlushi që përloti të gjithë klientët e restorantit (Video)

E publikuar: 19/05/2015 20:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vogëlushi preku zemrat e një grupi njerëzish në një restorant pasi i kërkoi mamasë së tij t’i paguante drekën një personi të pastrehë, të cilin e pa jashtë restorantit.

Pesëvjeçari Josiah Duncan pyeti mamanë e tij për të pastrehun duke i thënë se ku e ka shtëpinë dhe familjen.

Vogëlushi ishte i shqetësuar dhe i kërkoi nënës së tij që t’i paguante drekën të panjohurit.

Ndërsa, i pastrehu u ulë në tavolinë dhe askush nuk po i shërbente, vogëlushi i shkoi pranë dhe e pyeti nëse kishte nevojë për menynë.

Më pas, pasi mamaja e tij i pagoi drekën, vogëlushi këndoi lutje me të panjohurin duke bërë që vetë i pastrehu dhe 11 persona të pranishëm aty të prekeshin dhe të shpërthenin në lot. /shekulli/