Vogëlushi donte një përqafim, gruaja e panjohur e priti duar hapur (Foto)

E publikuar: 13/09/2018 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Imazhi i një gruaje që përqafon një fëmijë të vogël, është bërë virale në rrjetet sociale pasi u shpërnda për 300 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër.

Në shikim të parë duket si një portret i këndshëm familjar, por historia që ka ndodhur gjatë një ndeshje sportive në Shtetet e Bashkuara i ka prekur të gjithë, transmeton Telegrafi.

Isaiah është vogëlushi, që iu ul në prehët gruas së njohur vetëm si Angela, dhe nisi të bisedonte me të, para se ta mbështeste kokën në krahun e saj.

Angela me vogëlushin Isaiah

Nëna e një fëmije 15-vjeçar, e ka pritur krahë hapur vogëlushin, duke e përqafuar dhe ledhatuar pandërprerë.

“Nuk ndjehej mirë dhe sillej pa disponim, derisa nuk shkoi të fliste me atë zonjë. Qëndroi afro 20 minuta dhe shkova ta marr, sepse mendoja se po e bezdiste”, ka thënë Star Balloon-Badley, tezja e fëmijës.

Mirëpo, Angela ka thënë se ai është miku saj më i ri dhe se nuk e pengon, vetëm se i duhet ta merr të bijën që i kishte përfunduar stërvitjet sportive me grupin e saj.

“Ata u ndanë sikur dy miq të mirë, që kanë shoqëri të gjatë së bashku. Isaiah është shumë i butë dhe i dashur, teksa të Angela e qetësi një qetësi të madhe”, ka shtuar më tej, tezja tij në postimin që bëri në Facebook.

Fotografia ka grumbulluar shumë reagime pozitive, ndërsa nuk munguan lëvdata për gruan që e mirëpriti dhe i dhuroi tërë dashurinë e mundshme. /Telegrafi/