Vodhën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

E publikuar: 06/02/2019 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Pejës caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H. dhe A.G., me dyshimin se të njëjtit kanë kryer vepër penale “grabitje”.

“Prokuroria ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve ndaj pesë të pandehurve F.B., B.K., N.H., L.B. dhe A.G., pasi më datën 22 janar 2019 në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 euro.  

Paraprakisht, më datën 25 janar të këtij viti, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B. dhe A.G., janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë.                  

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.