Vodafone ofron 21.8 miliardë dollar për operacionet e Liberty në Gjermani, Republikën Çeke, Hungari dhe Rumani

E publikuar: 10/05/2018 04:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vodafone do të paguajë 21.8 miliardë dollarë për të blerë asetet e Liberty Global në Gjermani, Republikën Çeke, Hungari dhe Rumani.

Operatori i dytë më i madh në botë për nga numri i abonentëve synon të zgjerojë portofolin e shërbimeve në Evropë për të konkurruar më nga afër me gjigantin Gjerman Deutsche Telekom.

Me këtë blerje, Vodafone do të fitojë akses në 54 milion konsumatorë shërbimesh fikse.

Marrëveshja, një prej më të mëdha në historinë e Vodafone, vjen pas një lëvizje të ngjashme me operatorin kabllor Ono në Spanjë.

Liberty Global është kompania e cila ka në pronësi operatorin kabllor Virgin Media. /CIO Albanian