Vodafone lançon 5G në Itali

E publikuar: 07/06/2019 00:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vodafone Italia do të bëhet operatori i parë celular në vend i cili lançon shërbimet 5G më 16 Qershor. Shërbimi i ri i quajtur “Giga Network 5G” do të jetë i disponueshëm në Milano dhe 28 qytete të tjera krahas Romës, Torinos, Napolit dhe Bolonjës.

Firma tha se do të zgjerojë shërbimin 5G edhe në 50 qytete të tjera deri në fund të 2020-ës dhe 100 qytete dhe resorte turistike në 2021.

Gjithashtu gjigandin Britanik tha se do të implementojë roaming 5G mes Italisë, Gjermanisë, Spanjës dhe Britanisë nga muaji i ardhshëm.

Shërbimet 5G do të ofrohen nga 15 Qershori për konsumatorët në paketat Vodafone RED Unlimited Smart, RED Unlimited Black, Shake it Easy dhe Vodafone One Pro pa asnjë tarifë ekstra.

Ndërsa për përdoruesit në plane të tjera do të kushtojnë 5 euro në muaj. Përdoruesit e biznesit në planet “Black” do të përfitojnë 5G falas.

CEO i Vodafone Italia tha se 5G hap rrugë për zhvillime të reja në shërbimet dixhitale në vend. Ai tha se modele të reja biznesi do të jenë të mundura për bizneset dhe përfitime të reja për konsumatorët falë avancimeve që sjell 5G.

Gjenerata e 5-të e teknologjisë celulare pritet të ketë një impakt social dhe ekonomik të pamatshëm. /PCWorld Albanian