Vodafone kishte gjetur probleme sigurie në pajisjet e Huawei në 2011 dhe 2012

E publikuar: 01/05/2019 00:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Vodafone kishte zbuluar probleme sigurie në pajisjet e telekomunikacionit të Huawei në biznesin Italian gjatë viteve 2011 dhe 2012 bëri të ditur vetë gjiganti Britanik i telekomit.

Vodafone është grupi më i madh i telekomunikacionit në Evropë. Ata kishin gjetur dy probleme sigurie në dy produkt dhe të dy incidentet ishin adresuar me shpejtësi.

Huawei, prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit është nën presion nga Shtetet e Bashkuara e cila u kërkoi aleatëve të mos përdorin teknologjinë e kompanisë Kineze.

Uashingtoni thotë se Huawei është vegël e Pekinit gjë që kompania Kineze e ka mohuar kategorikisht.

Javën e kaluar Britania u përpoq të gjente një zgjidhje duke bllokuar teknologjinë e Huawei në rrjetet kryesore dhe lejuar akses në pjesët e tjera të rrjetit 5G.

Huawei tha se ishte vënë në dijeni të problemeve në 2011 dhe 2012 dhe se ishin adresuar. Kompania tha se problemet e sigurisë janë një sfidë për industrinë dhe jo vetëm për Huawei.

“Kur një dobësi sigurie identifikohet, ne punojmë nga afër me partnerët tanë për ta adresuar,” tha Huawei. /PCWorld Albanian