Vodafone dhe TIM lançojnë 5G në Itali

E publikuar: 13/12/2018 21:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Operatori Vodafone në Itali lançoi atë që e quan rrjetin e për 5G në vend duke ofruar 80% mbulim në Milano duke përdorur 120 kulla transmetimi në mbarë qytetin.


Firma Britanike thotë se rrjetet 5G do të zgjerohen edhe në Torino, Bolonja, Napoli dhe Romë gjatë 2019-ës.

Aktualisht rrjeti po përdoret për testime ndërsa ende komercialisht nuk ka pajisje që përfitojnë nga avantazhet e kësaj teknologjie.


Vodafone thotë se ka shpenzuar 90 milion euro në zhvillimin e 5G-së.

Rivalët e Telecom Italia gjithashtu hapën testimet në Romë me 5G-në. Kompania tha se ka realizuar video telefonatën e parë 5G në Evropë duke përdorur teknologjinë mmWave. /PCWorld Albanian