Vodafone dhe Deutsche Telekom përplasen për “Liberty Media-n”

E publikuar: 03/03/2018 09:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

CEO i Vodafone Vittorio Colao tha se kundërshtimi i Deutsche Telekom për blerjen e disa aseteve të Liberty Global me prektekstin se një gjë e tillë cënon konkurrencën ishin surprizë për një prej operatorëve celular më të mëdhenj në botë.

Vodafone tha në fillim të muajit Shkurt se ishte në fazat e para të bisedimeve me Liberty Global për të blerë disa asete në tregjet kontinentale ku të dy operojnë, veçanërisht në Gjermani.

Colao tha se Britania, ku operatori kabllor më i madh në vend në pronësi të Liberty Media, Virgin Media, është përjashtuar nga marrëveshja sepse Vodafone nuk ishte gati sa të kombinonte shërbimet mobile me ato fikse.

Por tha se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

CEO i Deutsche Telekom Tim Hoettges tha ditën e Hëne në Kongresin Mobil Botëror se ishte papranueshme një lëvizje e tillë se cila sipas tij krijon një monopol televiziv në Gjermani.

“Unë mendoj se kjo marrëveshje nuk ka për tu aprovuar. Nga një perspektivë konkurruese, unë e shoh të papranueshme,” tha Hoettges.

Nga ana tjetër Colao u shpreh: “Jam i surprizuar nga komentet e Tim. Unë besoj se kjo konkurrencë është e dobishme.”

Por ai e vlerëson opozitën e DT si interesante duke qenë se ishte operatori më i madh në Evropë për nga vlera e tregut.

“Pse duhet të irritohet ai nëse ne blejmë një kompani rajonale kabllore? Unë e di pse ai shprehet kështu, por ai irritohet pa arsye,” tha Colao. /CIO Albanian