VMRO-ja akuzon Zaevin për përfshirje në rastin “Reketi”

19.02.2020 15:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
VMRO-ja akuzon Zaevin për përfshirje në rastin “Reketi”

Opozita maqedonase ka dorëzuar në Prokurorinë për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit materiale të përgjuara për gjoja përfshirjen e ish-kryeministrit Zoran Zaev, në rastin e njohur si “Reketi”, që ka të bëjë me biznesmenin Orce Kamçev, nga i cili janë marr 1.5 milion euro për të përfituar në një proces tjetër gjyqësor që po zhvillohej kundër tij.

Për këtë vepër penale po gjykohen Bojan Jovanovski, pronar joformal i një televizioni tashmë të mbyllur dhe drejtues i një organizate joqeveritare, me veprimtari po ashtu të dyshimtë, si dhe Katica Janeva, ish-kryeprokurore speciale, që kishte ndërmjetësuar në marrjen e parave.

Opozita dyshon se në këtë rast është përfshirë edhe ish-kryeministri, Zaev por edhe zyrtarë të tjetër që veç janë nën hetime.

“Materialet që kam dorëzuar janë dyshime serioze se ish kryeministri Zoran Zaev, një kohë të gjatë ka pasur njohuri për financimin e organizatës ‘Lidhja Ndërkombëtare’, por edhe për financimin e televizionit 1TV që ishte në pronësi të Bojan Jovanovskit, të akuzuarit kryesor në rastin ‘Reketi’. Që të mos ketë prejudikime do të ishte mirë që ish-kryeministri të ftohet në Prokurorinë Publike dhe të deklarohet lidhur me bisedën që ka zhvilluar, nëse ka pasur apo jo njohuri, apo nëse ka marrë pjesë në financimin e këtij mediumi dhe të kësaj organizate”, ka deklaruar deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

Por, pretendimet e opozitës janë hedhur poshtë nga Lidhja Social Demokrate.

“Nëse janë aq të bindur në gënjeshtrat e tyre, urgjentisht le të dorëzojnë gjithçka në institucionet e ndjekjes dhe nëpërmjet procedurave të publike të shohim dhe dëgjojmë se sa janë të qëndrueshme këto gjoja dëshmi të opozitës. Milloshoski është një kriminel i dëshpëruar dhe me siguri se është i frikësuar nga sundimi i së drejtës dhe sistemi i pavarur i drejtësisë, që po garantohet tani me miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike”, thuhet në reagimin me shkrim të LSDM-së, duke përsëritur qëndrimin e Zoran Zaevit, se ka qenë dhe është i gatshëm të përgjigjet në çdo kohë për gjithçka që ka të bëjë me rastin “Reketi”.

Procesit gjyqësor për këtë rast ka nisur më 3 dhjetor të vitit 2019. Bojan Jovanovski akuzohet për larje parash dhe zhvatje të 1.5 milion eurove. Ai ishte arrestuar në gusht të vitit 2019, derisa po kthehej nga Greqia. E akuzuara tjetër, ish-kryeprokurorja, Katica Janeva akuzohet për “shpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit” për të cilën parashihet së paku 3 vjet burg. Ajo akuzohet se përmes Jovanovskit i ka ofruar lehtësira gjyqësore, biznesmenit, Orce Kamçev nga i cili janë marrë parat në kesh.

Ky skandal ka vënë në sprovë gjithë sistemin e drejtësisë pasi ka çuar edhe në shuarjen e Prokurorisë Speciale, e cila ishte themeluar për të hetuar veprat penale të qeverisë së kaluar.

Njohësit e çështjeve politike thonë se institucionet duhet të punojnë me ngulm që ky rast, por edhe shumë të tjera të marrin epilog.

“Maqedonia e Veriut duhet të pastrojë rastet e Prokurorisë Speciale, disa prej të cilave janë shumë të ndërlikuara. Ligjet duhet të vlejnë për të gjithë në mënyrë të barabartë dhe varet nga prokurorët se si do t’i procedojnë këto lëndë. Ato duhet të mbyllen sa më shpejt që të jetë e mundur. Nëse gjyqësori dëshiron të sigurojë drejtësinë kjo edhe mundë të arrihet. Nëse ka një vullnet në gjyqësor, çështjet mund të trajtohen shpejt”, ka deklaruar Sasho Ordanovski, njohës i çështjeve politike.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Gjykata në Hagë ende pa vendim për lirimin e përkohshëm të të paraburgosurve

Gjykata në Hagë ende pa vendim për lirimin e përkohshëm të të paraburgosurve

Vdes i prekuri me koronavirus nga veriu i Mitrovicës

Vdes i prekuri me koronavirus nga veriu i Mitrovicës

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të parë në qeverinë serbe

COVID-19 i merr jetën zyrtarit të parë në qeverinë serbe

Zeka: Qeverinë do ta bëjnë LDK, AAK e Nisma – kryeministër Avdullah Hoti

Zeka: Qeverinë do ta bëjnë LDK, AAK e Nisma – kryeministër Avdullah Hoti

Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike, tregon se mund t’ia nisë një pune tjetër

Thaçi paralajmëron fundin e karrierës politike, tregon se mund t’ia nisë një pune tjetër

Thaçi mesazh të ashpër BE’së: S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës

Thaçi mesazh të ashpër BE’së: S’e takoj Lajcakun nëse vjen me qëndrim mosnjohës ndaj Kosovës

Hasani: Thaçi duhet t’i shkruajë VV’së për qeverinë e re

Hasani: Thaçi duhet t’i shkruajë VV’së për qeverinë e re

Haziri: Heqja e taksës u bë pa u koordinuar me Amerikën, veprimi i sotëm do të ketë prapë pasoja

Haziri: Heqja e taksës u bë pa u koordinuar me Amerikën, veprimi i sotëm do të ketë prapë pasoja

Rama falënderon Vuçiqin për lejimin e kalimit të kamionëve nga Kosova drejt Serbisë, së bashku do të fitojmë luftë

Rama falënderon Vuçiqin për lejimin e kalimit të kamionëve nga Kosova drejt Serbisë, së bashku do të fitojmë luftë

LAJMI I FUNDIT: 13 raste të reja me koronavirus

LAJMI I FUNDIT: 13 raste të reja me koronavirus

Pacientja me koronavirus në QKUK në gjendje të rëndë, mjekët s’e dinë se si është infektuar

Pacientja me koronavirus në QKUK në gjendje të rëndë, mjekët s’e dinë se si është infektuar

Haradinaj: Njerëzit rreth Kurtit po e ndërtojnë një Maduro nga ai

Haradinaj: Njerëzit rreth Kurtit po e ndërtojnë një Maduro nga ai

Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje

Koronavirusi, Rama: Eksportet e prodhimeve bujqësore sërish në rritje

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete dhe pajisje mjekësore

Komuna e Drenasit kërkon furnizim me mjete dhe pajisje mjekësore

​Pas Anton Qunit edhe Xhafer Tahiri e mbështet Vjosa Osmanin

​Pas Anton Qunit edhe Xhafer Tahiri e mbështet Vjosa Osmanin

​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus

​Identifikohet personi që dërgoi mesazhin e rremë për koronavirus