Vlora Çitaku thotë se do të raportojë në polici çdo mesazh ofendues që i bëjnë qytetarët – publikon një të tillë

E publikuar: 22/12/2020 15:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka thënë se tash e tutje do të raportojë në polici secilin mesazh ofendues që i bëjnë qytetarët.

Çitaku ka publikuar edhe një mesazh ofendues që i ka bërë një qytetar në profilin e saj në Facebook.
“Asnjëherë nuk e kam pa të nevojës as t’i raportoj e as t’i publikoj mesazhet si ky më poshtë. Dorën në zemër, kur i kam parë të tjerët duke i publikuar e raportuar, më është dukur, ndoshta edhe pa të drejtë, si një nevojë për protagonizëm e viktimizim. Sot vendosa me e ndryshu kursin. Çdo mesazh si ky më poshtë do ta raportoj në polici. Në Facebook nuk ju lodhi. P.S Nuk po ndihem e ofendume “, thuhet në reagimin e Çitakut.