Vlora Çitaku konfirmon kthimin në Kosovë

E publikuar: 07/10/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Uashington Vlora Çitaku ka konfirmuar përfundimin e misionit të saj diplomatik pesëvjeçar në SHBA.

Presidenti Hashim Thaçi ka nënshkruar dekretin me të cilin Vlora Çitaku përfundon punën në Uashington menjëherë pas emërimit të pasuesit të saj.

“Pas mbi pesë vjet në Uashington, ka ardhur koha që unë të kthehem në shtëpi. Përfaqësimi i Kosovës në Shtetet e Bashkuara ka qenë nderi i jetës time. Dua të falënderoj institucionet e Republikës së Kosovës për besimin që më kanë dhënë gjatë kësaj kohe”, shkruan Çitaku në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter.