Vlora Çitaku godet rëndë Flora Brovinën

E publikuar: 16/05/2019 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur shkurt Çitaku, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, në internet.