Vlora bojkoton Ramën, Basha “tmerrohet” nga Shkodra

E publikuar: 25/06/2017 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pjesëmarrje katastrofë në Vlorë, a e rrezikon mandatin Edi Rama? Ashtu si kryeministri Edi Rama, i cili po përballet me pjesëmarrje tepër të ulët në votime në Vlorë, edhe kreu i opozitës Lulzim Basha ka bërë thirrje për pjesëmarrje.

Vlen të theksohet fakti se Vlora, një bastion i majtë dhe Shkodra, një bastion i djathtë, shënojnë pjesëmarrje tepër të ulët në zgjedhje duke i dhënë një mesazh të fortë dy forcave të mëdha politike.

“Vetëm përmes votës mund të ndryshoni jetën tuaj. Votoni!”., – shkruan Basha në Facebook.

Pjesëmarrja në Vlorë deri në orën 16:00 ishte vetëm 37.7 për qind, kursë në Shkodër, 32.565 për qind. /albeu.com/