Vllasi për Kurtin: S’mund të thotë jo e kemi jo s’e kemi prioritet, ta kanë qitë perëndimorët prioritet

E publikuar: 04/05/2021 21:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-politikani Azem Vllasi ka thënë se ideja e shkëmbimit të territoreve nuk duhet të vijë në konsideratë tani kur po flitet për dialog me Serbinë.

Vllasi thotë se shtetet tjera e njohin Kosovën me këto kufij që ka tani dhe do të ishte jo e mençur të flitej për kufij kur Serbia nuk e njeh Kosovën. Ai ka thënë se dialogu është prioritet pasi kështu është vënë nga ndërkombëtarët.

“S’mund të thotë jo e kemi jo s’e kemi prioritet, ta kanë qitë perëndimorët prioritet. Unë shpesh prononcohem përmes medieve me idetë e mija. Përsonalisht si qytetar i ndërgjegjëshm i kosovës jam i gatshëm të kontribuoj. Dialogu mes dy shteteve, mirë së pari duhet të dihet për cka nuk duhet dialog. Nuk duhet të diskutohet për shtetësinë kjo dihet. Mirëpo duhet parime”, ka thënë ai.

“BE është ndërmjetësues. Nuk i cakton parimet. Ne si palë duhet të kemi parime dhe aty nuk ka kundërshtime mes nesh. Ajo ishte si ide kur mediton njeriu, por ajo nuk kaloi asku. Ne e kemi bërë shtetin me këta kufij. Një ditë kur të ketë njohje reciproke mes dy shteteve, mund të merren vesh diku për kufij ndonjë ndryshim të vogël. Tash në Holandë pas 100 viteve e kishin bërë. Por Serbia nuk të njeh si shtet. E tash bota na ka njohur me këto kufij. Nuk bën të futemi aty. Kur u përmend Lugina e Preshevës, nuk po e dojnë serbët kufirin në Leposaviq. Por në Ibër. Të marrin resurset. Ujmanin e Trepcen. Shtetet kanë bërë luftë për këso pasurish”, shtoi ai.