Vlera totale e të gjitha monedhave virtuale arriti në 184 miliard dollar

E publikuar: 02/11/2017 00:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera totale e të gjitha monedhave virtuale arriti në 184 miliard dollar ditën e Mërkure sipas CoinMarketCap ose e barabartë me vlerën e Goldman Sachs dhe Morgan Stanley së bashku.

Ky rekord u shënua ndërsa monedha kriptografike më e madhe në botë, bitcoin, arriti vlerën prej 6,500 dollarësh ditën e Mërkure.

Vetëm vlera e Bitcoin – e të gjitha monedhave kriptografike në qarkullim – është 110 miliard dollar.

Rritja më e fundit e Bitcoin, monedhë e cila është rritur me 800% në 12 muajt e fundit – erdhi si rezultat i lajmeve se operatori më i madh në botë i këmbimit të derivateve CME Group do të pranonte Bitcoin brenda këtij viti.

Ky lajm u pa si një ogur i mirë për monedhat kriptografike drejt legjitimimit të tyre dhe adoptimit në masë si një instrument i besueshëm financiar.

Monedha e dytë kriptografike më e madhe enë botë Ether, nganjëherë njohur edhe si Ethereum, këmbehej sot me 302 dollar, mëse 100 dollar larg vlerës rekord të arritur në Qershor prej 410 dollarësh. /PCWorld Albanian