Vlera totale e të gjitha kriptomonedhave në qarkullim arriti në 200 miliard dollar

E publikuar: 03/11/2017 19:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera totale e të gjitha kriptomonedhave në botë shënoi një rekord ditën e Mërkure duke kapur vlerën e 200 miliard dollarëve sipas CoinMarketCap.

Rekordi i ri erdhi si rezultat i rritjes së shpejtë të monedhës kriptografike më popullore në planet, bitcoin, e cila për një javë u rrit nga 5,800 dollar më 29 Tetor në 7,500 dollar ditën e sotme.

Vetëm vlera e të gjithë bitcoinëve në qarkullim është 120 miliard dollar. Monedha e dytë më e madhe ka një vlerë prej 30 miliard dollarësh ndërsa së bashku me 1,000 monedhat e tjera përbëjnë pjesën tjetër të 200 miliard dollarëshit.

Nëse të gjitha këto monedha do të ishin një kompani e vetme, do të vendosej në listën e 25 firmave më me vlerë në botë në indeksin S&P 500.

Rritja e bujshme e bitcoin erdhi nga lajme se grupi CME kishte mbajtur qëndrime pozitiv ndaj monedhës dhe se në të ardhmen do të lançon një platformë për këmbimin e saj.

Gjithashtu ka pasur spekulime se distributori Amerikan Amazon mund ta pranojë si monedhë zyrtare.

Megjithatë shqetësimet rreth monedhës janë rritur ku më i fundit ishte ai i shefit të Credit Suisse ditën e Enjte duke ju bashkuar Jamie Dimon, ekzekutivit të JP Morgan Chase i cili quajti monedhën një mashtrim. /PCWorld Albanian