Vlera totale e monedhave kriptografike në qarkullim arrin në 300 miliard dollar

E publikuar: 28/11/2017 05:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vlera total e të gjitha monedha kriptografike në qarkullim kaloi 300 miliard dollarët për herë të parë.

Të dhënat që vinë nga CoinMarketCap.com tregojnë se vlera e tregut e monedha kriptografike është 304.6 miliard dollar.

Vetëm bitcoin zë 162 miliard dollar. Ky rekord i ri erdhi si rezultat i rritjes së bujshme të bitcoin gjatë fundjavës dhe aktualisht vlerësohet me 9,700 dollar.

Gjithashtu është një indikator i ritmit të lartë të rritjes së këtij tregu në javët e fundit. Më 3 Nëntor vlera totale e monedhave ishte 200 miliard dollar.

Në Qershor ishte 100 miliard dollar. Edhe zhvillimet e monedhave të tjera kriptografike kanë kontribuar në këtë rekord të ri.

Monedha e dytë më e madhe në botë është Ethereum me një vlerë tregu prej 46.83 miliard dollar. Në vendin e tretë vjen kloni i bitcoin, “Bitcoin Cash” me një vlerë tregu prej 28.89 miliard dollar.

Ethereum gjithashtu është rritur gjatë fundjavës duke arritur në 487 dollar pas rekordit javën e kaluar. /PCWorld Albanian