Vlera e Bitcoin kalon për herë të parë kufirin e 5,000 dollarëve

E publikuar: 13/10/2017 01:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çmimi i Bitcoin, monedhës virtuale më të njohur në botë, ka thyer rekordin e 5,000 dollarëve duke arritur pikën më të lartë që nga themelimi.

Bitcoin aktualisht tregtohet me 5,195 dollar sipas Coinmarketcap.com ku në fillim të vitit ishte vetëm 966 dollar.

Monedha virtuale është rritur me 750% krahasuar me një vit më parë dhe tashmë ka një vlerë katër herë më të lartë sesa ari.

Megjithatë vlera ka qenë shumë e paqëndrueshme. Bitcoin ra nën 3,000 dollar në mesin e Shtatorit kur autoritetet Kineze kërkuan ndalimin e të gjithave bursave të këmbimit të monedhave virtuale.

Duke përdorur Bitcoin njerëzit mund të shmangin bankat dhe format tradicionale të kryerjes së pagesave dhe të paguajnë për sende, të mira dhe shërbime në mënyrë direkte.

Kanë qenë bankat dhe institucionet e larta financiare të vendeve të ndryshme të botës të cilat kanë treguar skepticizëm e madje “akuzuar” monedhën si mjet pastrimi parash dhe ushtrimi të aktiviteteve kriminale online.

Goditja më e rëndë erdhi nga ekzekutivi i JP Morgan Chase Jamie Dimon i cili tha se Bitcoin është mashtrim dhe një ditë ka për të “shpërthyer.”

Një profesor ekonomie i Harvardit, Keneth Rogoff, parashikon se teknologjia pas monedhave virtuale për të shijuar ditë më të mira ndërsa sa i takon çmimit të bitcoin thotë se një ditë do të përfundojë në kolaps. /PCWorld Albanian