Vjosa Osmani zotohet për rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit Pensional

03.10.2019 14:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani zotohet për rritje të pensioneve dhe krijimin e Fondit Pensional

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, është zotuar se me qeverisjen e saj, barnat për pensionistë do të jenë falas, ndërsa do të ketë reformë në sistemin pensional të Kosovës, çka do të mundësojë rritje të pensioneve, ulje të pragut prej 15 vitesh dhe krijimin e Fondit Pensional.

Gjatë një bashkëbisedime me pensionistët në Prishtinë, Osmani tha se në qeverinë e saj investimet buxhetore do të kthehen në një investim për njerëzit e Kosovës, ku përfshihen edhe pensionistët.

“Nga 6 tetori e tutje, qeveria jonë do të ketë një qasje ndryshe të asaj se si udhëhiqet ky shtet. Do ta shndërrojmë ose do ta kthejmë investimin buxhetor, nga një investim që deri sot ka qenë vetëm në asfalt, në një investim në njerëzit tanë dhe kjo rrjedhimisht kërkon që buxheti kryesisht të shkoj në shëndetësi, në arsim por edhe tek kategoritë siç janë pensionistët”, tha nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo tha se kemi paraparë, jo vetëm rritje të pensioneve, por edhe uljen e pragut prej 15 vjet që kërkohet për pensionistët kontributdhënës.

Planin e LDK-së për kategoritë sociale, e prezantoi Sekretari Organizativ i LDK-së, Arban Abrashi. Ai tha se LDK synon t’i vazhdojë punët e mira që i ka bërë për pensionistët gjatë kohës sa ishte duke qeverisur me vendin.

“Tek mbrojtja sociale ne synojmë me bë një numër të veprimeve që mbrojnë më mirë secilin pensionist, duke përfshirë pensionet kontributdhënëse dhe pensionet e pleqërisë. Ne synojmë që këtë pragun prej 15 vitesh me e largu dhe varësisht prej kontributit sa ka pas një pensionist edhe me e marrë pagesën në formë të përshkallëzuar. Varësisht nga vitet e kontributit do të jetë edhe lartësia e pensionit”, tha Abrashi.

Ai foli edhe për ndryshimet që LDK planifikon t’i bëjë tek Fondi për pensionet./Infosot/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Selimi: S’jam kërcënuar nga askush e as s’kam nevojë për ndonjë mbrojte

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Ligji për mbrojtje, mbetet i bllokuar në parlament

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Detaje të reja/ Zjarri në banesën në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën po luante me shkrepëse

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Bekë Berisha: Albin Kurti ka përgjegjësi për mos lidhjen e koalicionit ndërmjet LVV’së dhe LDK’së

Ismajli: Abdullah Tahiri do të jetë në pidestalin më të lartë të lirisë

Ismajli: Abdullah Tahiri do të jetë në pidestalin më të lartë të lirisë

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Ky është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Policia kërkon këtë person, dyshohet për dhunim

Vdes para 8-ditësh një burrë në QKUK, s’paraqitet askush për ta marrë kufomën

Vdes para 8-ditësh një burrë në QKUK, s’paraqitet askush për ta marrë kufomën

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”,   hapi i parë drejt paqes në Libi?

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, hapi i parë drejt paqes në Libi?

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Osmani: LDK nuk do të jetë iniciues për shkarkimin e Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit, besoj në marrëveshje

Janë  publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Janë publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me  veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të  institucioneve

Presidenti Hashim Thaçi ka kërcënuar me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve

Në Vetëvendosje po thonë se do të  bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Në Vetëvendosje po thonë se do të bëjnë dorëzimin e propozimit për mandatar brenda afateve dhe pa vonesa, por kur nuk dihet!

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Thaçi: I kemi përmbushur kriteret për viza, mirëpo shtetet e BE-së nuk janë unike

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Tenori Ramë Lahaj: Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji si Edi Rama, që e paditi Ramush Haradinajn

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë

Lumezi: Është fakt i njohur se besimi i qytetarëve ne sistemin e drejtësisë është i ultë