Vjosa Osmani qëndroi në zyrën e Kurtit para shkarkimit të Veliut

E publikuar: 18/03/2020 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Me këtë shkarkim nuk po pajtohet Lidhja Demokratike e Kosovës, që i ka dhënë ultimatum kryeministrit Albin Kurti që deri në fund të javës të tërheq vendimin për shkarkim si dhe taksën.

Klan Kosova raporton se para se Kurti të merrte vendimin, nënkyetarja e LDK’së dhe Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka qëndruar në zyrë të Albin Kurtit.

Gjithashtu, raportohet se Vjosa Osmani ka qëndruar për një kohë në zyrë të shefit të qeverisë, megjithatë, nuk dihen arsyet e takimit.

Zyrtarë të tjerë të LDK’së kanë bërë të ditur në anën tjetër se nuk janë konsultuar apo informuar paraprakisht për vendimin.