Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë

29.07.2020 16:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjosa Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin zviceran në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Kosovë.

Kryetarja Osmani e falënderoi Ambasadorin Lebet për punën e shkëlqyer si përfaqësues i Zvicrës në Kosovë, si dhe për angazhimin aktiv dhe përmbajtësor gjatë misionit të tij diplomatik.

Siç njofton kumtesa, kryetarja Osmani shprehu mirënjohje për ndihmën që shteti i Zvicrës i ka ofruar Kosovës në pandemi dhe për mbështetjen jashtëzakonisht të vlerësuar në përballimin e kësaj sfide të përbashkët. Të dyja palët u dakorduan që për një menaxhim të suksesshëm të kësaj situate, rimëkëmbja ekonomike dhe përkujdesi për shëndetin e qytetarëve duhet të jenë prioritete paralele, sepse, siç theksuan ata, pa shëndet të qytetarëve nuk ka as zhvillim ekonomik dhe anasjelltas.

Për më tepër, Kryetarja Osmani theksoi që gjatë misionit diplomatik të Hubert është vërejtur një prezencë akoma më dinamike e Zvicrës në Kosovë në fusha dhe temat që prekin përditshmërinë e qytetarëve të Kosovës, në mesin e të cilave dalloi luftimin e korrupsionit edhe mbështetjen për promovimin dhe avancimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara.

Me këtë rast, Kryetarja Osmani e uroi Ambasadorin Lebet me rastin e Ditës kombëtare të Zvicrës.

Në fund, kryetarja Osmani i uroi Ambasadorit Lebet suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e siguroi atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj pasardhësit të tij për të vazhduar bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Zvicrës.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Hoti: Çdo sulm që bëhet ndaj botës demokratike, është sulm ndaj popullit të Kosovës

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

Pesë të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orësh në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

50 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

SHBA-të, Kosova dhe Serbia nominohen për Çmimin Nobel për Paqe

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

​Për një vit regjistrohen 470 biznese të reja në Ferizaj

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Haradinaj pret në takim shefin e zyrës së BE-së, flasin për zhvillimet në vend

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Vdes gazetari i njohur Sulejman Gashi

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Meral Sadriu-Vokshi emërohet drejtoreshë për Buxhet dhe Financa në Gjilan

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë Policinë

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë Policinë

​Punëtorët teknikë në spitale paralajmërojnë bojkotim të punës

​Punëtorët teknikë në spitale paralajmërojnë bojkotim të punës

Suspendohet nga puna mësimdhënësi që sulmoi gruan e tij në Mitrovicë

Suspendohet nga puna mësimdhënësi që sulmoi gruan e tij në Mitrovicë

​Thaçi: Ligës e Basketbollit Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare

​Thaçi: Ligës e Basketbollit Shqipëri-Kosovë, një ëndërr shumëvjeçare

Kurti: Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani

Kurti: Kullat Binjake nuk janë më, por Kulla e Lirisë, edhe më e lartë, është aty tani

Opozita maqedonase nis protestat kundër qeverisë së re

Opozita maqedonase nis protestat kundër qeverisë së re

Mësimi nis më 14 shtator, ndahet në dy faza

Mësimi nis më 14 shtator, ndahet në dy faza

Gruaja godet burrin e vet me një enë kuzhine

Gruaja godet burrin e vet me një enë kuzhine