Vjosa Osmani pas nominimit për kryeministre: Mu dha besimi që vendin ta nxjerrim nga humnera

E publikuar: 26/08/2019 17:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E nominurara e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka falënderuar kryesinë e kësaj partie për besimin që i ka dhënë.

Ajo ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për përkrahjen që prej inkuadrimit në politikë, njofton Klan Kosova.

“Jo rastësisht në këto 30 vjetët e fundit historia e LDK-së por edhe e Kosovës është përcaktuar kur partia më e madhe në Kosovë ka ndërtuar politikat. Dua ta falënderoj kryetarin Mustafa për mbështetjen ndaj të gjithë neve që si shumë të ri e kemi nisur rrugëtimin në politikë”.

“Mu dha besimi unanim që këtë vend ta nxjerrim nga humnera që e kanë hedhur njerëz të korruptuar”, ka thënë Osmani.

“Garantoj qytetarët e Kosovës që asnjëherë nuk do të ndihen që nuk kanë zë. Falënderoj secilin aktivist të LDK që pavarësisht baticave dhe zbaticave që nuk rreshti se besuari se kjo është alternativa e vetme për ta çuar Kosovën përpara”.

“Vetëm si ekip bashkë me Hazirin dhe kolegët tjerë do të jemi të ndërgjegjshëm që Kosovës t’ia kthejmë dinjitetin. Faleminderit për besimin dhe të gjithëve juve për durimin”.