Vjosa Osmani: Në LDK edhe sot vazhdoi ‘demokracia’ e aklamacionit

E publikuar: 06/07/2015 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e ‘rebeluar’ e LDK-së, Vjosa Osmani ka reaguar pas mbledhjes së sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku u votua kryesia e re e kësaj partie.

Ajo është thirrur në statusin e partisë ku deputetët duhet të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm me të drejtë diskutimi, por pa të drejt vote.

Lexojeni reagimin e plotë të Osmanit:

Statuti i LDK-së (Neni 23.7) kerkon qe deputetet qe s’jane anetare te Keshillit te Pergjithshem te ftohen ne Mbledhjet e Keshillit dhe te marrin pjese pa te drejte vote, por me te drejte diskutimi. Ne kundershtim me kete norme statutare dhe te gjitha praktikat e mehershme, sot, deputetet qe nuk jane anetare te KP, nuk u ftuan e as njoftuan per mbledhjen e ketij Keshilli. Edhe sot vazhdoi ‘demokracia’ e aklamacionit, metode kjo e eliminuar nga praktikat e vendeve demokratike para shume dekadash.
Ja teksti i plote i nenit 23.7 te Statutit:
Në punën e Këshillit të përgjithshëm marrin pjesë, pa të drejtë vote, deputetët, ministrat, kryetarët e komunave nga radhët e LDK-së, kryetarët e degëve të LDK-së, kryetarët e forumeve të LDK-së dhe të Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, të cilët nuk janë anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm.