Vjosa Osmani: Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut

E publikuar: 08/06/2020 17:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vjosa Osmani do të kërkojë raportim për çdo fazë të bisedimeve me Serbinë dhe do ta përcjellë nga afër çfarë do të negociohet.

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në takimin e sotëm me shefen e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova.

Sipas këtij njoftimi, Kryeparlamentarja Osmani i ka thënë Apostolovës se Kuvendi do ta përcjell dialogun e Kosovës me Serbinë dhe do të kërkojë raportim për cdo fazë të bisedimeve.

 “Procesi i dialogut me Serbinë duhet të jetë i kujdesshëm. Ne nuk pranojmë asnjë version dialogu, me të cilin negociohet tërësia territoriale e Kosovës. Kuvendi do të ketë rol të rreptë mbikëqyrës dhe do të insistojmë maksimalisht në rritjen e transparencës për procesin e dialogut. Gjithashtudo të kërkojmë raportim në Kuvend për secilën fazë të negociatave”, ka thënë Osmani. ​