Vjen “rokada” në krye/ Reali mund Barçën, El Clasico 2-0

E publikuar: 01/03/2020 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Renditja e kampionatit spanjoll të futbollit ofron një panoramë të re pas ndeshjeve të fundjavës, me rezultatet që intrigojnë edhe më shumë garën për titullin.

Reali i Madridit mundi 2-0 Barcelonën në El klasikon elektrizuese që mblodhi mijëra spektatorë në stadiumin Santiago Bernabeu, e që vendosi formacionin e blankos në vend të parë në la Liga, duke parakaluar katalanasit me vetëm 1 pikë.

Grizman, Artur dhe Lionel Mesi kishin në këmbët e tyre shanse të arta për të prishur ekuilibrat, në të gjitha rastet në favor të Barcelonës, por dështuan në fraksionin e parë. Merenges arritën të balanconin lojën pas pushimit por sërish nuk kishin fat me Iskon, dhe Benzema’, duke vonuar golin deri 20 minuta nga fundi. Në një zbritje të bukur në ofensivë, Toni Kros dha një asist të bukur te Vinisius që arriti të tundë rrjetën e Ter Shtegen edhe me pak fat për shkak të një devijimi.

Zhbllokimi i shifrave e bëri lojën më të bukur duke testuar mbrojtësit ekstremë, por goli i brazilianit mbeti në fuqi deri n ëkohën shtesë. pikërisht atëherë, Mariano Diaz shënoi sërish në kuadratin e ter Shtegen, duke vulosur fitoren e merituar. El Klasiko mbylli spektaklin për 74 mijë tifozët në stadium, dhe miliona të tjerë në mbarë globin, duke vendosur realin të parin në hierarkinë e la Ligës, dhe Barçën të dytën me vetëm 1 pikë më pak.