Vjen reagimi i parë i Kurtit pas shpalljes së plotë të Aktgjykimit nga Kushtetuesja

E publikuar: 06/01/2021 22:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar pas vendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, ku tha se zyrtarët e kësaj partie janë duke analizuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Sa i përket asaj se a është i gatshëm që VV-ja të mos prijë më të në krye të listës, Kurti tha se shumë shpejtë Këshilli i Përgjithshëm dhe Kryesia e VV-së do të vendosin.

“Unë nuk dua t’i komentojë e interpretojë komentet e interpretimit të interpretimeve. Ne do ta japim qëndrimin tonë. Lëvizja Vetëvendosje pos që është subjekti më i madh në vend por ka shumicën e popullsisë së Kosovës në mbështetje të qartë”, deklaroi tutje Kurti në një prononcim për Rtv Dukagjinin.

“Kush do të jetë në listën për deputetë, me çfarë renditje dhe me cilin kandidatë për kryeministër shumë shpejt do të vendosin Këshilli i përgjithshëm dhe Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosjes”.

Kurti ka thënë se do të pres interpretimin që do ta bëjë Lëvizja Vetëvendosje për Aktgjykimin e Kushtetueses.