Vjen reagimi i këshilltarit të Vjosa Osmanit pas shkarkimit të saj nga pozitat në LDK

E publikuar: 20/06/2020 21:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këshilltari i kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanit – Artan Murati, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka reaguar ndaj shkarkimi të shefit të tij nga pozitat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka cituar një thënie të Shkrelit duke shkruar se “Sikur te takoheshim me vetveten sy me sy,
do te putheshim apo kishim per tu peshty?”.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK’së Haxhi Avdyli.

Avdyli e ka vlerësuar vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për shkarkimin e Osmanit, si vendim skandaloz. Gjithashtu, Avdyli e cilësoi këtë votim si manipulim interneti.

Tutje, ai tha se secili aktivist i LDK’së, këtë votim duhet ta trajtojë si sondazh të pavlerë derisa ky votim të mos merret sipas rregullave demokratike.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Hoti.

Kujtojmë se edhe më parë Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të LDK’së.

Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.

Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.

Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë./FrontOnline/