Vjen procesori i ri i rangut të mesëm Qualcomm Snapdragon 675, telefonët me tre kamera të shpejti një standard

E publikuar: 23/10/2018 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qualcomm prezantoi ditën e sotme procesorin e ri të rangut të mesëm Snapdragon 675 me disa funksione të avancuara.


Një prej tyre është padyshim arkitektura e re Kryo 460 i ndërtuar në bërthamat A76. Arkitektura në fjalë është e dizajnuar për procesorët e rangut të lartë.

Mund të përmendim Kirin 980 e cila vjen me bërthamat A76.


Snapdragon 675 ka dy bërthama të performancës së lartë me frekuencë 2.0Ghz dhe gjashtë bërthama me performancë të ulët 1.78Ghz.

Po ta krahasojmë me Snapdragon 845, ky i fundit ka katër bërthama 2.8Ghz të performancës së lartë bazuar në Cortex-A75.

Snapdragon 845 gjithashtu ka arkitekturë 10 nanometër ndërsa Snapdragon 657 11 nanometër.

Procesori përmban një procesor të dytë për përpunimin e sinjalit fotografik për kamerat me tre sensorë.

Snapdragon 675 gjithashtu vjen me Quick Charge 4.0 dhe motor AI më të shpejtë.

Telefonët e parë me këtë procesor do të vinë në tre mujorin e parë të 2019-ës së bashku me telefonët e parë të rangut të mesëm me tre kamera. /PCWorld Albanian