Vjen një lajm i ri nga Gjykata Speciale

31.05.2017 18:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vjen një lajm i ri nga Gjykata Speciale

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova ka dërguar në Kushtetuese për vlerësim nëntë prej rregullave të gjykatës nga Rregullorja e Procedurës dhe të Provave të Speciales, pasi janë rishkruar ato.
Kushtetuesja, në fund të prillit 2017, kishte shpallur këto nëntë rregulla, 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158 të rregullores së Procedurës dhe të Provave në shpërpushje me Kushtetutën e Kosovës, dhe nenet që garantojnë të drejtat dhe liritë e njeriut, transmeton Express.

Rrjedhimisht, Kushtetuesja ka deri në 30 ditë kohë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore.

Ky është njoftimi i plotë i Gjykatës Speciale:

Referimi i dytë i Rregullores së Procedurës dhe të Provave Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese

Sot, Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, i referoi Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Rregulloren e Procedurës dhe të Provave pas rishikimit të saj prej gjykatësve të mbledhur në seancë plenare në muajin maj.

Referimi bëhet pas rishikimit të nëntë prej 208 rregullave në bazë të Aktvendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 prill 2017.

Rregullat 19, 31, 32, 33, 35, 36, 38, 54, dhe 158, në formën e rishikuar përfshijnë konstatimet e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pajtueshmërinë e tyre me standardet më të larta të të drejtave të njeriut dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Këto rregulla trajtojnë mungesën e gjykatësve dhe vijimin e procedurave, masat hetimore që merr Prokurori i Specializuar, rivlerësimin e masës së mbajtjes në paraburgim dhe lirimin e personave të shpallur të pafajshëm nga një trup gjykues.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka deri në 30 ditë për rishqyrtimin e Rregullores për të siguruar përputhshmërinë e saj me Kapitullin II, përfshirë nenin 55, të Kushtetutës që garanton të drejtat themelore. Nëse konfirmohet, Rregullorja do të hyjë në fuqi shtatë ditë pas vendimit të Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Pas hyrjes në fuqi të Rregullores, Dhomat e Specializuara do të funksionalizohen tërësisht në aspektin gjyqësor dhe do të jenë të gatshme për kryerjen e procedurave gjyqësore.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Albin Kurti e gjunjëzon PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë

Albin Kurti e gjunjëzon PDK-në në Prizren dhe Mitrovicë

SHBA denoncon lëvizjet e fundit ruse ndaj mediave amerikane

SHBA denoncon lëvizjet e fundit ruse ndaj mediave amerikane

Bahtiri: E kam fituar Mitrovicën bindshëm

Bahtiri: E kam fituar Mitrovicën bindshëm

Haziri: Rezultati do të jetë më i thellë

Haziri: Rezultati do të jetë më i thellë

Rikthimi i fuqishëm i AAK-së në skenën politike

Rikthimi i fuqishëm i AAK-së në skenën politike

Fitore e ngushtë e Shpend Ahmetit, sipas Exit Pollit

Fitore e ngushtë e Shpend Ahmetit, sipas Exit Pollit

EXIT POLL-i: Agim Aliu fiton në Ferizaj

EXIT POLL-i: Agim Aliu fiton në Ferizaj

Zimbabve: Partia në pushtet shkarkon kryetarin Mugabe

Zimbabve: Partia në pushtet shkarkon kryetarin Mugabe

Palestinezët reagojnë ndaj mundësisë së mbylljes së misionit në Uashington

Palestinezët reagojnë ndaj mundësisë së mbylljes së misionit në Uashington

Këto janë komunat me daljen ma të madhe në zgjedhje

Këto janë komunat me daljen ma të madhe në zgjedhje

Fjalët rrëqethëse të Çun Lajçit për vajzën e vdekur

Fjalët rrëqethëse të Çun Lajçit për vajzën e vdekur

Turqia, Rusia dhe Irani diskutojnë për Sirinë

Turqia, Rusia dhe Irani diskutojnë për Sirinë

Kjo është vajza e Çun Lajçit që vdiq nga mbidoza (Foto)

Kjo është vajza e Çun Lajçit që vdiq nga mbidoza (Foto)

Apeli i Lutfi Hazirit: Votoni në mënyrë masive për ta përcaktuar fatin e udhëheqjes së Komunës

Apeli i Lutfi Hazirit: Votoni në mënyrë masive për ta përcaktuar fatin e udhëheqjes së Komunës

Deri në orën 15:00 votuan rreth 25 për qind të qytetarëve

Deri në orën 15:00 votuan rreth 25 për qind të qytetarëve

Prokuroria deklarohet për procesin e votimit në Prishtinë

Prokuroria deklarohet për procesin e votimit në Prishtinë