Vjen edhe i dyti nga Barça ndaj Chelseat, Dembele shënon pas asistimit nga Messi

E publikuar: 14/03/2018 21:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barcelona ka shënuar edhe një herë në Camp Nou ndaj Chelseat për rezultat 2-0.

Goli erdhi nga Ousmane Dembele pas asistimit nga Lionel Messi.

Argjentinasi shënoi edhe golin e parë në takim në minutën e dytë.

Kundërshtari i radhës së Barçës në rast se kualifikohet në çerekfinale do të mësohet pas shortit. /Telegrafi/