Vjen edhe goli i dytë i Bardhit ndaj Barçës, këtë herë pas një kundërsulmi të bukur nga Levante

E publikuar: 13/05/2018 22:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Levante duket se ka vulosur humbjen e parë sezonale të Barcelonës në La Liga.

Për rezultatin 5-1 është përkujdesur Enis Bardhi.

Shqiptari shënoi në minutën e 56-të pas një kundërsulmi të bukur nga vendasit.

22-vjeçari shënoi edhe golin e tretë për vendasit në minutën e 46-të dhe ishte thjesht fantastik.

Vlen të theksohet se ky është goli i tetë sezonal për yllin e Përfaqësueses së Maqedonisë. /Telegrafi/