Thaçi takohet me John Kerry!

E publikuar: 30/01/2016 20:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm Hashim Thaçi, siç edhe pritej ka zhvilluar një takim të rëndësishëm për të në Washington. Pas hapjes së konsullatës së Kosovës në Iowa, Thaçi ka qëndruar në Washington prej ku  ka postuar një fotografi në Facebook ku shihet me Sekretarin amerikan të shtetit, John Kerry. Në profilin e tij në Facebook Thaçi shkruan se “Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së”. Në vijim postimi i Hashim Thaçit:

“Bashkëbisedim miqësor me Sekretarin e Shtetit Amerikan John Kerry sot në Washington DC! Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e SHBA-së në rrugëtimin e saj drejt integrimeve euro-atlantike! Sekretari Kerry tha që do ta vizitojë Kosovën sërish! HTH”