Vjen dita e pushimit për Messin, kundër Eibarit mund ta nis nga banka rezervë

E publikuar: 15/02/2018 14:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kur jemi në hapat final të një sezoni të shkëlqyer për Barcelonën, trajneri ka vendosur që në disa ndeshje ta pushojë Lionel Messin, i cili nuk pushon pothuajse asnjëherë. 

Është vetë Ernesto Valverde, që e pranon që Messi duhet të pushojë.

Në nëntor, Messi kundër Juventusit ishte lënë në bankë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Ai nuk është më i njëjtë, pasi tani ka 30 vite mbi supe.

Momenti i inkuadrimit të Messit në ndeshje

“Sa herë që më duhet të ulem në bankë më vjen turp sepse nuk më pëlqen të jem jashtë [fushës]”.

“Më pëlqen të marr pjesë e lojës, të ndihmoj nga brenda, por gjithashtu e kuptoj që është një sezon i gjatë dhe se çdo ditë duhet të kesh kujdes sepse ndeshjet po bëhen më të ashpra”, kishte thënë Messi.

Para Kampionatit Botëror që mbahet në Rusi, për Messin po angazhohen edhe federata argjentinase, që të luajë sa më pak.

Messi duke festuar golin e tretë të Barçës në El Clasicon e fundit ndaj Realit (Getty Images)

Claudio Tapia, tha se ka biseduar me Messin që të luajë më pak që të jetë në formë për Botëror.

Me Getafen nuk kishte pushim, por kundër Eibarit, mund të ketë, që të jetë i gatshëm për ndeshjen me Chelsean.

Barcelona bën pjesë në tri gara dhe mund të ketë mundësi për Messin që të pushojë deri në fund. /Telegrafi/