Vjehrri ushtron dhunë fizike e psikike ndaj nuses, arrestohet vushtrriasi

E publikuar: 15/12/2020 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person në Vushtrri është arrestuar pasi që ushtronte dhunë fizike e psikike ndaj nuses së djalit.

“Në orët e mbrëmjes të datës 14 dhjetor 2020, policia në Vushtrri, ka pranuar informacion me elemente të veprës penale ‘dhunë në familje’. Nga informacioni i siguruar nga viktima femër dhe dëshmitarë të tjerë, dyshimet janë ngritur se i dyshuari (vjehrri) i saj në mënyrë sistematike ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës”, kanë njoftuar policia.

Tutje në komunikatë thuhet se “Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, lidhur me rastin kanë ndërmarrë veprime të shpejta hetimore, me ç’rast është arrestuar personi i dyshuar. Si rezultat i hetimit të zgjeruar, bazuar në elemente të tjera rrethanore, hetuesit policorë te i dyshuari kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie për të cilën nuk posedonte leje”.

Ndërsa, pas procedurave intervistuese, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij janë iniciuar raste për veprat penale ‘dhunë në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.