Vjehrri dhe burri kosovarë duan ta hedhin gruan nga ballkoni, e shpëton i biri 9 vjeçar

E publikuar: 27/01/2016 14:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Babai, një 68 vjeçar nga Kosova, i zemëruar se e reja, po ashtu nga Kosova, «nuk po tregonte respekt ndaj tij» deshi ta hidhte atë nga ballkoni.

Ai e kap me forcë 32 vjeçaren për krahësh dhe niset drejt ballkonit. Menjëherë i vie në ndihmë edhe djali, bashkëshorti 34 vjeçar i viktimës, i cili e kap të shoqen nga këmbët, shkruan sda.ch dhe e përcjellin mediet tjera zvicerane.

Por në momentin e fundit, derisa gruaja 32 vjeçe po mbrohej dhe po rezistonte me sa po mundej duke u mbajtur fort për grilat e ballkonit, shpëtimi i vjen nga i biri i saj 9 vjeçar, transmeton albinfo.ch. Ai e kafshon të atin aq fort në kofshë sa që e detyron atë ta lëshojë gruan.

Sot, babë e bir po përgjigjen para trupit gjykues të Gjykatës së Qarkut në Winterthur.

Prokuroria ka kërkuar dënim me 10 muaj burg efektiv dhe një gjobë prej 40 frangash për bashkëshortin. Ndërsa për babain/vjehrrin, 8 muaj burg efektiv dhe po ashtu 400 franga gjobë. Të dy akuzohen për detyrim, kërcënim dhe përdorim dhune gjegjësisht shkaktim lëndimi.

Bashkëshorti, si masë sigurie po ashtu duhet të ndjekë kursin «partneriteti pa dhunë».