Vjehrra doli para çiftit që po putheshin para altarit, fotografja e largoi në mënyrën më qesharake (Video)

E publikuar: 10/10/2018 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Josh dhe Lorna Gannt kanë vënë kurorë në Kentucky të Shteteve të Bashkuara, në një ceremoni të thjeshtë para familjarëve dhe miqve. Por, një detaj që u vërejt në dasmën e tyre, po bën xhiro në internet.

Në momentin që çifti shkëmbenin puthjen e parë, si të martuar para altarit, vjehrra e nuses doli para fotografes dhe ia bllokonte pamjen, transmeton Telegrafi.

Ajo nuk mendoi gjatë dhe e tërhoqi për krahu gruan, që ia bllokonte pamjen dhe nuk e linte ta kapte kuadrin si duhet.

“Kështu duhet të veprojë një fotograf profesionist, ai ka kontratë që të zë secilën skenë të ceremonisë martesore”, ka qenë një prej komenteve të shumta.

Në të njëjtën kohë, videoja po vazhdon të shpërndahet duke mbledhur shumë reagime pozitive. /Telegrafi/